ZYRTARE, Maguajer pjesë e Mançester Junajtedit

Skuadra e njohur anglez e Mançester Junajtedit gjatë ditës së sotme ka konfirmuar transferimin e pritur të mbrojtësit të Lester Sitit, Hari Maguajer.

Sipas informacioneve të ndryshme “Djajtë e Kuq” për shërbimet e reprezentuesit anglez do të paguajnë midis 80-85 milion sterlinave, mirëpo një është e sigurtë, 26-vjeçari Maguajer, tashmë është mbrojtësi më i shtrenjtë në Botë, duke tejkaluar holandezin e Liverpullit, Virxhil Van Dajk.

Maguajer me Junajtedin ka nënshkruar kontratë 6-vjeçare, me opcion vazhdimi edhe për 12 muaj të tjerë.

Leave a Reply