Renova demoloi Rabotniçkin në testin e fundit para startit të kampionatit

Renova ka demoluar Rabotniçkin në Shkup, duke i mundur këta të fundit me rezultatin e thellë 4:0 në stadiumin e Aluminës në Shkup, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja në fjalë u zhvillua të dielën, një javë para startit të kampionatit të ri futbollistik, ndërsa e njëjta për të dyja skuadrat shërbeu si ndeshja gjenerale, ku Islami mund të jetë i kënaqur me performancën e futbollistëve të tij, por jo edhe Konstantin Vlaho, që do ta ketë shumë të vështirë në sezonin 2019/2020.

Remzifaik Selmani shënoi golin e parë në këtë përballje, ndërsa i njëjti si duket do të jetë lideri i sulmit te skukadra nga Xhepçishti, ku në formë të mirë ndodhet edhe kapiteni Argjent Gafuri, i cili realizoi dy gola, ndërsa një gol tjetër shënoi edhe shkupjani, Fisnik Zuka.

Sezoni i ri në elitën e futbollit vendor starton me 11 gusht, ku Renova do ta nis me Sileksin në Tetovë, ndërkohë Rabotniçki do të jetë mysafir i Struga Trim Lum.

Foto: Sportmedia.mk

Leave a Reply