Prishtina prezanton Leonit Abazin e Skënderbeut

Skuadra më e trofeshme kosovare, Prishtina, gjatë ditës së sotme ka bërë një prezantim të bujshëm, duke njoftuar arritjen e akordit me mbrojtësin e krahut të majtë, Leonit Abazi, shkruan “infOSport.mk”.

Abazi është prezantuar në stadiumin “Fadil Vokrri” me fanellën e Prishtinës, ndërsa te kjo skuadër ai vjen nga rradhët e Skënderbut.

“Vendosa për Prishtinën, sepse është klubi më i madh në Kosovë, klubi më i trofeshëm dhe klub me ambicie shumë të mëdha dhe kjo ishte arsyeja më e madhe e kësaj zgjedhje” – tha fillimisht Abazi.

“Sigurisht që pres titullin kampion me Prishtinën, aty ku e ka vendin klubi dhe sa më lart të ecim në Evropë. E njoh ekipin e Prishtinës, e kam përcjell edhe sa isha në Shqipëri sikurse edhe kryetrajnerin Josa të cilin e kam pasur trajner edhe te Skënderbeu. Është trajner me përvojë dhe kam shumë respekt të madh për të”, ka thënë Leonit Abazi.

Përveç Prishtinës, për shërbimet e 26-vjeçarit Leonit Abazi interesoheshin edhe dy skuadrat gjilanase, Drita dhe Gjilani. Rikujtojmë Abazi pjesë e Skënderbeut është që nga viti 2013-të, kur skuadrës korçare i ishte bashkuar nga Drita, duke regjistruar plotë 133 ndeshje dhe 6 gola të shënuar.

Leave a Reply