Tekniku shkupjan, Zekirja Ramadani, gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht ndau rrugët me skuadrën e Feronikelit, me të cilën edicionin e kaluar në Kosovë fitoi të dy titujt, atë kampion dhe Kupën .
Trajneri ka treguar arsyet pse ai nuk është më pjesë e kampionëve.
“Kam pasur kontratë deri në muajin qershor, por që më është besuar edhe paraqitja në Evropë. Unë, si profesionist, e kam respektuar vendimin e tyre dhe tani do të vazhdoj diku tjetër” – është shprehur Ramadani, i cili në pyetjen e Gazeta Blic, nëse arsyeja ka qenë dështimi në Europë, është përgjigjur: “Jo. Arsyeja e vetme është skadimi i kontratës”.
Ramdani drejtimin e Feronikelit e morri verën e vitit të kaluar, menjëherë pas largimit të tij nga FC Shkupi.