ZYRTARE, Zekirja Ramadani nuk është më trajner i Feronikelit

Strategu shkupjan, Zekirija Ramadani nuk do të jetë më pjesë e Feronikelit të Kosovës, me të cilën skuadër edicionin ekaluar u shpall kampion, njofton “infOSport.mk”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja e klubit nga Drenasi, të cilët komunikojnë ndërprerjen e bashkëpunimit me ish teknikun e FC Shkupit.

“Kështu është vendosur pas një mbledhje të klubit me presidentin, Naser Ramaj, duke analizuar gjendjen e klubit dhe rezultatet e fundit. E falënderojmë Ramadanin për bashkëpunimin tejet korrekt dhe i dëshirojmë shumë sukses në vazhdimin e karrierës”, shkruhej në njoftimin e Feronikelit.

Ramadani përveç titullit kampion me Feronikelin, ai edicionin e kaluar fitoi edhe Kupën e Kosovës, mirëpo si duket aventura e shkurtë europiane ka bërë që palët të ndajnë rrugët.

Vlen të theksohet se Ramadani  ishte trajneri i parë historik i Feronikelit që drejtoi skuadrën kosovare në garat e europiane, ku fillimisht u eliminua nga skuadra uellsiane e Nju Seints në kuadër të Ligës së Kampionëve, që më pas të eliminohet edhe në kuadër të raundit të dytë eliminatorë të Liga Europa nga skuadra e njohur sllovake e Slovan Bratislava.

 

 

 

Leave a Reply