Partizani sot në Moldavi për të ruajtur nderin e skuadrave shqiptare në Europë

Për Partizanin e Tiranës sot është e dita e të vërtetës. Të kuqtë mund të mbajnë lart nderin e futbollit shqiptar në arenën evropiane nëse bëjnë mrekullinë në sfidën ndaj kthimit ndaj Sheriffit që do të luhet sot në orën 19:00 në Tiraspol të Moldavisë.

Humbja 0-1 në shtëpi e penalizon shumë Partizanin por trajneri Lerda dhe të gjithë futbollistët kanë besim se në Moldavi mund të nxjerrin më të mirën e repertorit të tyre.

Nëse Partizani eliminohet atëherë futbolli shqiptar i të gjitha trojeve do të mbyllë një faqe të errët të tij pasi asnjë skuadër nga 8 në total, përfshirë këtu edhe Shkëndijën e Tetovës, Shkupin, Prishtinën, Feronikelin, Kukësin, Laçin dhe Teutën në këtë sezon nuk arritën të kalojnë qoftë edhe një tur kualfikues.

Ndryshe nga ndeshja e parë në Tiranë, sot në Tiraspol do të zbresë në fushë një Partizan tjetër më sulmues, me Trashin dhe Asanin që pritet të rikthehen titullarë.

Kampionët e Shqipërisë kërkojnë të thyejnë një tabu në Europë të fitojnë një ndeshje, diçka që nuk e realizojnë prej plot 13 vitesh, ndërkohë që në transfertë Partizani nuk ka fituar asnjëherë në historinë e tij në Kupat e Europës.

Nëse Partizani arrin t’ia dalë atëherë në raundin e tretë kualifikues të Liga Europa do të përballet me suedezët e AIK Stokholm.

Leave a Reply