Vllaznia ka nisur përgatitjet në kuadër të sezonit të ri, ndërsa në kampin shkodran drejtuesit me në krye trajnerin Mirsad Jonuz po planifikojnë edhe lëvizjet në merkato, teksa kërkojnë të përforcojnë edhe më shumë skuadrën.
Aleksandar Ristevski dhe Filip Gligorov jane dy maqedonasit që u bën pjesë e skuadrës së Kukësit. Në fakt afrimi i tyre nuk është pritur edhe me aq pozitivitet në Shkodër. Aq më tepër kur djemtë vendas kërkohen që të bëjnë provë nëse duan që të jenë pjesë e skuadrës në sezonin e ardhshëm në Superiore.
Por në shenjë ironie Erdenis Gurishta e Ardit Krymi sot kanë bër një gjest që ka habitur jo pak duke bërë shqiponjën edhe në shenjë ironie! Situata nuk është nga më të mirat në kampion shkodran. (vipsport.al)