Iljazi pas transferimit te FC Shkupi: I lumtur që do jem pjesë e një klubi me traditë

Kur kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë deri në startin e sezonit të ri futbollistik në Ligën e Parë, skuadra e FC Shkupit, ka prezantuar edhe dy futbollistë të rinj, përfshirë këtu edhe të riun Ardit Iljazi, që vjen nga rradhët e Gostivarit.

Bëhet fjalë për një futbollistë që luan në mbrojtje, ndërsa duke pasur parasysh politikën e drejtuesve të skuadrës nga Çairi, por edhe vetë trajnerit Umit Karan, për t’iu dhënë hapësira futbollistëve të rinj, Iljazi mund të shfrytëzojë një gjë të tillë dhe të debutojë shumë shpejtë me fanellën “bardheblu”.

“Është një ndjenjë e veçantë për mua, pasi tashmë jam pjesë e ekipit me shumë traditë në vendin tonë dhe është krenari të luaj përkrah tifo grupit ‘Shvercerat’. Si futbollist i ri në një klub të madh, shpresoj ta fitojë besimin e trajnerit dhe me ndihmën e Zotit besoj të arrijë rezultate të mira së bashku me bashkëlojtarët dhe ekipin”, – është shprehur pas prezantimit, mbrojtësi Ardit Iljazi.

18-vjeçari me origjinë nga Gostivari, njëjtë sikurse edhe bashkëqytetari i tij, Xhemail Esati, me FC Shkupin ka firmosur kontratë 4-vjeçare.

Leave a Reply