Gostivari gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim miqësor FC Shkupin, ndaj së cilës skuadër në fund të besuarit e trajnerit Erxhan Menga shënuan fitore minimale 1:0, njofton “infOSport.mk”.
Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Maliq Beluli që në minutën e 2-të nga pika e bardhë, ndërsa i njëjti u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e Gostivarit.
Trajneri i FC Shkupit, Umit Karan në këtë ndeshje vendosi që të nis ndeshjen me disa prej futbollistëve të rinj, të cilët në disa raste tentuan që të shënojnë dhe të barazojnë shifrat, mirëpo pa sukses.
Edhe pjesa e dytë ishte identike, me FC Shkupin që tentonte barazimin, mirëpo tentativat e treshes ofenzive, Jurina, Jusufi dhe Serzhinjos nuk gjetën cakun e duhur, me ç’rast në fund fitorja i takoi skuadrës së Gostivarit.
Ndeshjen e radhës kontrolluese FC Shkupi do ta zhvillojë ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit të shtunën (03.08.2019) në stadiumin e Çairit.