Mesfushori shqiptarë, Përparim Hetemaj pritet të rikthehet te ish skuadra e tij, Bresha. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 32-vjeçari Hetemaj ka arritur marrëveshje me Breshën, drejtuesit e së cilës skuadër kanë nisur negociatat me Kievon për lirimin e tij.
Hetemaj personalisht ka arritur kontratë dyvjeçare me Breshën, ekip që edicionin e ri do të bëjë gara në “Serie A”.
Për shërbimet e Hetemajt, Bresha pritet të paguaj 2 milion euro, kjo pasi futbollisti shqiptarë ka kontratë me Kievon deri vitin e ardhshëm.
Hetemaj pjesë e Kievos është që nga viti 2011, kur ishte transferuar pikërisht nga Bresha, me të cilën skuadër numëron 35 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.
Ndërkohë me fanellën e Kievos, Hetemaj në “Serie A” numëron 248 ndeshje dhe 6 gola të shënuar, dy prej të cilëve edicionin e kaluar.