Futbollistët e Shkëndijës mbrëmë kanë zhvilluar seancën stërvitore në “Stade Josy Barthel”, aty ku sot me fillim në ora 17:55 do të zhvillojnë takimin e kthimit të raundit të dytë eliminatorë kundër skuadrës kampione të Luksemburgut, Dudelanzh, njofton “infOSport.mk”.
Në formacion të plotë dhe me atmosferë pozitive kuqezinjtë besojnë të përmbysin negativën 1:2 nga ndeshja e parë në Shkup dhe të marrin rezultat që çon në raundin e tretë.
Në rast eliminimi të Dudelanzh, skuadra e Shkëndijës në raundin e tretë eliminatorë të Liga Europa do të përballej me Nome Kalju, një mundësi e mirë kjo për hakmarrje ndaj skuadrës kampione të Estonisë, që kishte eliminuar “kuqezinjtë” në rrethin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian.