Renova ka pësuar disfatë 3:2 më miqësoren ndaj Gjilanit, skuadër kjo që deri tek fitorja erdhi në pjesën e dytë, duke përmbysur disavantazhin 2:1 të 45 minutave të para, njofton “infOSport.mk”.
Keita Aziz kaloi në epërsi Gjilanin, ndërsa Renova u kundërpërgjigj me dy gola, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi. Florian Kadriu në minutën e 20-të barazoi shifrat në 1:1, ndërkohë Saimir Fetai në minutën e 43-të shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e skuadrës gjilanase.
Pjesa e dytë foli në të mirë të skuadrës së Gjilanit, që fillimisht në minutën e 62-të me anë të Qëndrim Dautaj barazoi shifrat në 2:2, ndërkohë golin e fitores për skuadrën kosovare e realizoi sulmuesi kroat, Tomislav Bushiç.
Për Renovën ishte kjo disfata e parë nga gjithsej 6 ndeshje të zhvilluara, ku deri më tani ka regjistruar 4 fitore dhe 1 barazim. Përballë “gjipspunuesve” u dorëzuan Tikveshi (3:2), Labunishti (4:1), Drita e Bogovinës (5:1), Trajal (2:0), ndërkohë ndaj Tiranës kishin barazuar me rezultatin 2:2.