Ish futbollisti i FC Shkupit i bashkohet Kukësit!

Ish futbollisti i FC Shkupit, Armend Çajani, i cili së fundmi luajti me Genç Kalemler në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, është parë sot në stërvitjen e skuadrës së Kukësit, nënkampion i Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një futbollistë mjaft të talentuar, i cili karrierën e tij që në moshën 6-vjeçare e kishte nisur te FC Shkupi, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe te skuadra e Vardar Forinës, nga e cila vitin e kaluar ishte transferuar te Genç Kalemler.

Ndryshe bëhet fjalë për një mesfushorë me tipare sulmuese, që armë të fortë ka edhe asistimet, ndërsa edhe mosha e tij e re (21 vjeç), mund të ndikojë në angazhimin e tij nga ana e drejtuesve të Kukësit, me në krye trajnerin Shpëtim Duro, i cili gjatë ditës së sotme kreu edhe stërvitjen e parë me skuadrën nga verilindja e Shqipërisë, pasi vetëm ditë më parë morri drejtimin e nënkampionëve të Shqipërisë.

Leave a Reply