Shkëndija e Tetovës gjatë ditës së sotme u nis drejt Luksemburgut, aty ku të martën do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të raundit të dytë eliminatorë kundër kampionëve të Luksemburgut, Dudelanzh, njofton “infOSport.mk”.
Kampionët e vendit në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup pësuan disfatë 2:1, dhe tashmë ata duhet të fitojnë në Luksemburg, për të kaluar në turin tjetër ku përballë do të jetë sërish Nome Kalju.
Sa i përket gjykimit, kjo ndeshje i është besuar katërshes uellsiane me në krye Ivan Arvel Grifit i cili njihet për ndeshjet me goleada. Grifit ka gjykuar shumë ndeshje të ekipeve Kombëtares nën 17 vjeç, dhe bien në sy ndeshjet me nga 5 apo 6 gola.
Ai së fundmi drejtoi ndeshjen midis Saburtalo dhe Sherif Tiraspol (0:3), duke bërë që Sherifi të luajë kundër Partizanit.
Ndihmës të Grifit në ndeshjen midis Dudelanzh dhe Shkëndijës do të jenë Daniel Beket dhe Luis Roz Eduard, ndërsa arbitër i katërt është caktuar Robert Jenkins.