Pas Prishtinës, FC Shkupi cakton edhe dy miqësore të reja

FC Shkupi gjatë ditës së djeshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë zhvilloi miqësoren e parë pas ndeshjeve zyrtare në kuadër të Liga Europa, që kjo skuadër i zhvilloi ndaj armenëve të Pjunik, njofton “infOSport.mk”.

0:0 ishte rezultati përfundimtarë i takimit të djeshëm, ndërkohë gjatë ditës së sotme nga tabori i “bardhekaltërve” njoftojnë edhe për aranzhimin e dy ndeshjeve tjera kontrolluese, që do ti zhvillojnë ditëve në vijim.

Fillimisht me 31 gusht “bardhekaltërit” në Gostivar do të përballen me Gostivarin, ndërkohë me 3 gusht në testin e tyre të fundit para fillimit të sezonit të ri futbollistik, do të luajnë kundër Makedonija GJ.P.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin e Çairit me fillim në ora 17:30.

Rikujtojmë sezoni i ri në LPFM starton me 11 gusht, ndërsa ndeshjen e parë “bardhekaltërit” do ta zhvillojnë kundër Borecit.

Leave a Reply