Sejdini: Të ruajmë dhe të përmirësojmë imazhin e futbollit vendor

Në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut sot u hedh shorti për sezonin e ri garues 2019/20 të elitës vendore. Në këtë konferencë me mediat dhe përfaqësueset e klubeve të Ligës së Parë të Futbollit vendor, mori pjesë edhe presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini. Ky i fundit dha mesazh që të ruajmë dhe përmirësojmë imazhin e futbollit në vend, duke iu dëshiruar njëkohësisht edhe fat skuadrave në sezonin e ri garues.

“Do të doja publikisht të falemenderoj servisin shtetërorë pë marrëveshjen që bëmë për shitjen e të drejtave televizive. Ju, si klube jeni shtylla kryesore e kësaj federate. Me transmetimet direkte në MTV dhe platformën rajonale “Arena Sport” klubet fitojnë mundësi promovimi, ndërsa në bazë të marrëveshjes lirohen nga nevoja e pagesës së kootizimit. Detyra ynë është të ruajmë imazhin dhe vlerat e futbollit tonë dhe të punojmë të sjellë sa më shumë suksese dhe të ritet popullariteti. FFM mbetet servis i klubeve për përmirësimin e imazhit dhe prezantimit sa më të mirë të ligës vendore. U dëshiroj shumë fat gjithë klubeve dhë në shpirtin e vlerave sportive të garoni për rezultate sa më të mira”, deklaroi presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

 

Leave a Reply