Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut është hedhur shorti për sezonin e ri garues 2019/20 në Ligën e Parë të futbollit vendor.
Kampionët e elitës, Shkëndija, sezonin e ri do ta nisin përballë Akademia Pandevit, me ndeshjen që do ta luajnë në transfertë. Ndërkohë tre ekipet tjera shqiptare, Shkupi në ndeshjen e parë e pret Borecin, Renova luan me Sileksin, ndërsa debutuesit Struga Trim Lum e nisin kundër Rabotniçkit.
Xhiroja e parë gjithashtu do të sjell edhe përballjen ndërmjet Vardarit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit. Sezoni i ri në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut do të nisë me 11 gusht.