Flamurtari i Prishtinës prej dje (25 korrik) ndodhet në Ohër, aty ku do të vijojë fazën e dytë të përgatitjeve në prag të sezonit të ri futbollistik në elitën e futbollit kosovar, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e Superligës së Kosovës që udhëhiqet nga strategu strugan, Artim Shaqiri, ka aranzhuar edhe disa ndeshje miqësore.
Fillimisht me 28 korrik do të përballen me Tiranën, që gjithashtu fazën përgatitore po e zhvillon në Ohër, ndërsa dy takimet tjera skuadra prishtinase do ti zhvillojë ndaj skuadrave nga Maqedonia Labunishti dhe Gostivari (07 gusht).