Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik 2019/2020, shumë skuadra europiane po zhvillojnë ndeshje kontrolluese, përmes të cilave trajnerët mundohen të nxjerrin më të mirën nga futbollistët që kanë në disponim, shkruan “infOSport.mk”.
Kësisoj të enjten në Austri u takuan gjigandët turk të Fenerbahçes dhe gjermanët e Herta Berlin, skuadër kjo që në fund shënoi fitore 2:1. Megjithatë rezultati në këtë ndeshje miqësore doli të jetë në plan të dytë, pasi e njëjta në fund përfundoi edhe me një sherr në dhomat e xhveshjes.
Gjithçka nisi nga fusha e blertë me protagonisë Emre Belezogllu – Toruanariga, të cilët disa herë gjatë ndeshjes përplaseshin në duele të forta, që sollën edhe
ndërprerje të ndeshjes në disa raste, pasi nuk kursenin faullet e rënda ndaj njëri-tjetrit. E gjithë kjo bëri që pas përfundimit të ndeshjes të eskalojë situata në rrugën drejt dhomave të xhveshjes, kur Belezogllu iu vërsul futbollistit kundërshtar me të shara, që më pas futbollistët e të dyja skuadrave të
përleshën mes tyre, ndërsa në gjithë këtë rrëmujë ishinpërfshirë edhe dy trajnerët e skuadrave.
Pas gjithë kësaj duheshe të reagojë edhe policia, e cila qetësoi situatën.
Ndryshe sa i përket ndeshjes, Herta e Berlinit falë golave të shënuar nga Redan dhe Ibisheviç shënoi fitore 2:1. Golin e vetëm për Fenerbahçen, te e cila skuadër u paraqit edhe sulmuesi shqiptarë, Vedat Muriqi, e realizoi iraniani, Allahyar Sayyadmanesh.