FC Shkupi nesër miqësore me Prishtinën në “Fadil Vokrri”

FC Shkupi dhe Prishtina do të përballen nesër në një ndeshje miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri’. Të dyja ekipet kanë konfirmuar këtë ndeshje, ndërsa të fundit ishin edhe Çairasit që njoftuan përmes ‘ueb faqes’ zyrtare të tyre.

Ndeshja Prishtina-Shkupi zhvillohet nesër në “Fadil Vokrri”, duke nisur nga ora 17:00. Ndërkohë FC Shkupi ka njoftuar edhe për një ndeshje tjetër kontrolluese para fillimit të sezonit. Skuadra nga Çairi me 31 korrik do të luajnë edhe me Gostivarin në transfertë, ndërsa kanë paralajmruar edhe një ndeshje tjetër miqësore, ku do do të konfirmohet kundërshtari ditëve në vijim.

 

Leave a Reply