
Renova ka vazhduar me fitore në ndeshjet kontrolluese, që kjo skuadër po i zhvillon në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e trajnerit Bujar Islami në takimin e sotëm të zhvilluar në Mavrovë mundi Tikveshin me rezultatin 3:2.
Pjesa e parë dhuroi një futboll shumë cilësorë dhe plotë 4 gola të shënuar, nga dy në secilën anë.
Mojsov kaloi në epërsi Tikveshin, ndërsa kundërpërgjigjja erdhi me anë të Remzifaik Selmanit, i cili shumë shpejt solli simetri në rezultat.
Mishov ishte autori i golit të dytë për skuadrën nga Kavadari, që megjithatë nuk arriti të ruajë këtë epërsi, pasi Lavdrim Skenderi barazoi rezultatin në 2:2, ndërkohë gjatë pjesës së dytë falë golit të mbrojtësit Nenad Mishkovski, Renova arriti edhe deri tek fitorja e katërt, nga gjithsej 5 ndeshje të zhvilluara.
“Gjipspunuesit” kishin mundur Dritën e Bogovinës (5:1), Labunishtin (4:1), Trajal nga Serbia (2:0), ndërsa kishin barazuar 2:2 me Tiranën.