Napoli gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar transferimin e shkupjanit, Elif Elmaz nga rradhët e Fenerbahçes, njofton “infOSport.mk”.
Mesfushori difenziv, i cili është edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, me skuadrën e njohur italiane ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 7.5 milion euro.
Ndryshe “napolitanët” për talentin 19-vjeçar nga Shkupi kanë paguar 16 milion euro, ndërsa në marrëveshjen mes dy klubeve ekziston një klauzolë, sipas së cilës Napoli do të duhet të paguaj edhe 3 milion euro shtesë skuadrës së Fenerbahçes.