Rikthehet atmosfera te kuqezinjtë, nesër pretendojnë lojë më agresive

Shkëndija vendoset në Shkup për të kryer përgatitjet përfundimatre për takimin e të martës me F91 Dudelange nga Luksemburgu, në kuadër të raundit të dytë eliminator të UEFA Euroa League. Me këtë rast para mediave në konferencën për shtyp folën trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi.

Qatip Osmani: “Pas humbjes dhe eliminimit nga nga Nomme Kalju mendoj se analizat që bëmë dhe kritikat ne si staf teknik ndaj lojtarëve mendoj se kanë bërë që të kemi atmosferë stabile në ekip. Nuk them të harrohet, por mendoj se koncentrimin duhet ta kthejmë për sfidën e rradhës që na pret nesër me Dudelanzhin. Ditëve të fundit ndjehet se në skuadër kemi atmosferë të mirë dhe të gatshëm presim ndeshjen e rradhës.”
Armend Alimi: “Normal pas ndeshjes së fundit ishte e patjetërsueshme të flasim bashkë dhe të kërkojmë ku ishte problemi. Jemi të vetëdijshëm se kemi gabuar, por ja ku kemi mundësinë që nesër të përmirësojmë atë dhe të kthehemi shpejt në rrugën e rezultateve pozitive.”
Qatip Osmani: “Sigurisht se pas humbjes që pësuam, mos them është e domosdoshme, por normal që do ketë ndonjë ndryshim në formacion. Gjatë javës kemi provuar disa formacione në seancat stërvitore. Mund të konfirmoj se do të ketë ndryshime në formacion dhe se presim që Felipe të startojë nga minuta e parë takimin.”
Armend Alimi: “Pa tifozë futbolli nuk është interesant. Përkrahësit tanë do të jenë mbështetje e madhe për ne dhe pres të vijnë në numër sa më të madh. Në fund besoj t’ua kthejmë me rezultat të mirë.”
Ndeshja Shkëndija- F91 Dudelange zhvillohet të martën (23.07.2019) në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën 17:55.

 

Leave a Reply