Sazan “Kimbo” Memedi është gati për duelin e tij ndaj serbit Ivan Vicic, I cili do të zhvillohet nesër në Gostivar, në palestrën sportive “Rinia”, në kuadër të spektaklit “Nata e Gladiatorëve”. E gjithë kjo, pas matjes dhe pres konferencës të sotme zyrtare, me crast kik boksieri ynë peshoi 109,9 kg, ndërsa Vicic 107.7. “Kimbo” u shpreh I gatshëm për duelin, duke cekur qe tash më I ka përfunduar përgatitjet disa muajshe dhe është I gatshëm për të fituar serbin Ivan Vicic.
“Përgatitjet për këtë duel ishin intensive tash e shtatë javë. Jam i përgatitur shumë mirë për këtë sfidë. Kundërshtarin Ivan Vicic e njoh nga ndeshjet që i kam parë në youtube, pasi ka shumë sfida në K1 dhe MMA. Është një kundërshtar që duhët te merret me seriozitet. Unë besoj se me përvojën që e kam dhe parapërgatitjet që i kisha me trajnerët e mi, jam gati për sfidë dhe shpresoj të dal me fitore. Ky eveniment do ti dedikohet jetimave të Ballkanit dhe hoxhës Halil Kastrati, me ç`rast dëshirojmë të bëjmë diçka mirë edhe në sport, por edhe për jetimat, pasi mjetet e grumbulluara do ti`a dedikojmë kësaj shoqate” u shpreh mes tjerash “Kimbo” Memedi.
Nga ana tjetër, kundërshtari I Memedit, serbi Ivan Vicic, u shpreh I lumtur për nga fakti se do të paraqitet në duelin kryesor për mbrëmjes, duke dëshiruar një duel fer plej.
“Më vjen mirë që jam I ftuar të jem pjesë e këtij organizimi, edhe më tepër për nga fakti që do të dueloj në sfidën kryesore të natës, ndaj një kundërshtari shumë të mirë dhe serioz, siq është Sazan Memedi. Do të jap gjithcka nga vetja dhe dua që të fitoj, por dëshiroj para se gjithash një duel fer plej dhe le të fitoj më I miri”, u shpreh Ivan Vicic.
Në pres konferencën zyrtare, para mediave u shprehën edhe kik bokseri me perspektiv, Meris Idrizi si dhe përfaqësuesi I “Solo reisen”, sponsorit general të spektaklit, Ristem Memedi.
“Jam përgatitur mirë për këtë duel në Olten të Zvicrës dhe nesër shpresoj që të regjistroj fitore” u shpreh Idrizi.
“Për ne, është kënaqësi e madhe që si kompani të marrim pjesë në këtë organizim, që u dedikohet jetimave të Ballkanit. Falenderoj përzemërsisht pronarin për kontributin e tij në këtë organizim dhe shpresoj në fitore të kik boksierëve tanë” deklaroi përfaqësuesi i “Solo reisen”, Ristem Memedi.
Ndryshe, në spektaklin e nesërm të quajtur si “Nata e Gladiatorëve”, do të zhvillohen gjithsej 13 mece, ndërsa dueli kryesor do të jetë ai në kategorinë mbi 95 në K1 kick box, mes Sazan Kimbo Memedit dhe Ivan Vicic nga Serbia. Gjithë mjetet e grumbulluara nga ky duel, do ti dedikohen shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe hoxhës Halil Kastrati, i cili do të jetë mysafir special në spektaklin e nesërm.