Gostivari gjatë ditës së sotme në Ohër ka zhvilluar edhe takimin e dytë kontrollues në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.
Të besuarit e trajnerit Erxhan Menga luajtën baraz 1:1 me skuadrën serbe të Dinamo Vranjes, skuadër kjo që pjesën e parë e mbylli me epërsi.
Deri tek barazimi skuadra e Gostivarit erdhi vetëm në pjesën e dytë, edhe atë falë eurogolit të shënuar nga Ens Dervishi, futbollistit tetovar, i cili gjatë kësaj merkatoje erdhi nga rradhët e Teteksit.
Ndeshjen e rradhës Gostivari do ta zhvillojë me 26 korrik kundër Dukagjinit në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.