Skuadra e Pjunik edhe në ndeshjen e saj të 8-të dhe të katërtën në Shkup nuk u dorëzua përballë skuadrave përfaqësuese nga Maqedonia e Veriut, njofton “infOSport.mk”. Sonte skuadra nga Armenia në arenën “Todor Proeski” mundi FC Shkupin, duke kaluar në këtë mënyrë për në fazën tjetër të Liga Europa.
“Pas ndeshjes së parë vërtetë ishte vështirë të luhet. Megjithatë neve shënuam dy gola gjatë pjesës së parë, që na e hapën rrugën drejt fazës tjetër. Atmosfera ishte e bukur dhe ishte mirë që të luhet. Kjo është një fitore e madhe për Pjunik. Jemi të lumtur që u kualifikuam për më tej” – u shpreh trajneri i Pjunik, Aleksandar Tarkanov në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.
Pjunik falë golave të shënuar nga Artak Jedigarjan dhe Artem Simonjan mundi FC Shkupin me rezultatin 2:1, me ç’rast me rezultatin e përgjithshëm 5:4 u kualifikua për në raundin e dytë eliminatorë të Liga Europa, aty ku e presin dy përballje me skuadrën e Jabllonec nga Republika Çeke.