Takimi i sontëm i Pjunik në Shkup përballë FC Shkupit ishte takimi i 8-të që skuadra armene e zhvilloi përballë skuadrave nga Maqedonia e Veriut, njofton “infOSport.mk”.
Plotë 5 fitore dhe 3 barazimi është epilogu i skuadrës armene, që sonte në arenën “Todor Proeski” mundi FC Shkupin me rezultatin 2:1. Rikujtojmë ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Armeni, ishte mbyllur me shifrat 3:3.
Pikërisht në atë ndeshje FC Shkupi ishte shumë afër fitores dhe për tu bërë skuadra e parë që do të shënonte fitore ndaj Pjunik, që edhe përkundër disavantazhit 1:3 që kishte përballë “bardhekaltërve” nga Çairi, në fund kishte nxjerrë atë barazim të artë që sonte i’a siguroi vizën për në raundin e dytë eliminatorë të Liga Europa.
Ndryshe për herë të parë me një skuadër nga Maqedonia, Pjunik ishte takuar sezonin 2004/2005, kur në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve kishte luajtur me Pobedën e Prilep, atë kohë kampion i Maqedonisë.
3:1 kishte përfunduar ndeshja e parë në Shkup në favor të Pjunik, skuadër kjo që në ndeshjen e kthimit në Armeni kishte barazuar me rezultatin 1:1, mirëpo që ishte i mjaftueshëm për të eliminuar skuadrën nga Prilepi.
Pasoi një takim tjetër me një klub nga Maqedonia e Veriut, edhe atë në sezonin 2013/2014, kur përballë kishin Teteksin në kuadër të fazës së parë eliminatore të Liga Europa.
Atë kohë Teteksi edhe pse kishte humbur statusin e skuadrës elitare, falë triumfit në kuadër të Kupës së Maqedonisë kishte fituar të drejtën për të përfaqësuar vendin tonë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian në nivel klubesh, mirëpo për shkurtë kohë pasi u eliminua nga skuadra e Pjunik, që në ndeshjen e parë në Shkup kishte nxjerrë një barazim 1:1, që në ndeshjen e kthimit në Jerevan të mund Teteksin me rezultatin minimal 1:0. Autorë i golit të vetëm për armenët në këtë përballje ishte Violen Ajvazijan në minutën e 93-të, transmeton “infOSport.mk”.
Për herë të fundit që Pjunik ishte takuar me një skuadër nga Maqedonia e Veriut, para dy takimeve të këtij edicioni me FC Shkupin, ishte sezoni i kaluar, 2018/2019, kur kjo skuadër mundi Vardarin në të dyja ndeshjet.
Fillimisht me 12 korrik të vitit të kaluar në Jerevan falë golit të shënuar nga Mohamed Konata kishte shënuar fitore minimale 1:0, që më pas në ndeshjen e kthimit në Shkup të shënojë fitore 2:0 falë dopietës së realizuar nga Betar Bale.
Fitorja e sontme ndaj FC Shkupit ishte e 3-ta për Pjunikun përballë skuadrave shkupjane dhe gjithsej e 5-të në 8 takime të zhvilluara përballë skuadrave nga vendi ynë.