Muarem Bajrami si një kapiten i vërtetë në prag të takimit kthyes kundër Pjunik flet pa shumë eufori. Ai thotë se ende asgjë nuk ka përfunduar dhe se ndeshja e nesërme do të jetë më e vështirë se ajo e para e zhvilluar në tokën armene.
“Vërtetë kemi një rezultat pozitiv, por kjo nuk do të thotë asgjë. Mendojë se do të jetë 2 herë më e vështirë përballja se sa takimi i parë. Pjuniku e di me kë ka punë, por edhe ne e dimë pozitën tonë. Shpresojë se në fund do të gëzojmë publikun dhe tifozët tanë “Shvercerët” dhe të kualifikohemi në raundin e dytë”, – tha kapiteni Muharem Bajrami.
Rikujtojmë numri 5 i FC Shkupit shënoi dy gola në atë barazim 3:3 në Jerevan, rezultat ky që ju jep shumë krahë futbollistëve “bardhekaltër” nga Çairi se mund të kalojnë në raundin e dytë eliminatorë, aty ku i pret përballja me skuadrën e Jabllonec nga Republika Çeke.