Mbrojtësi i ri francez, Abu Diallo do të kalojë në rradhët e skuadrës së Paris Sen Zhrmen, ka njoftuar drejtori sportiv i Borusia Dortmundit, Mihael Cork.
Të dy klubet janë dakorduar për shumën e 32 milion eurove.
23-vjeçari Dialo skuadrës nga “Sinjal Iduna Park” i ishte bashkuar para një viti nga rradhët e Majnc për shumën e 28 milion eurove. Ish futbollisti i Monakos me Dortmundin sezonin e kaluar regjistroi 28 ndeshje në Bundesligë, mirëpo dëshira e tij ishte që të rikthehet në elitën e futbollit francez.
Dialo kështu bëhet futbollisti i tretë që i bashkohet PSZH-së, pas Pablo Sarabia të Seviljës dhe Ander Ereras të Mançester Junajted.
🆕✍
Le Paris Saint-Germain est heureux d'annoncer l'arrivée d'Abdou Diallo au sein du club !#WelcomeAbdou pic.twitter.com/wtgWZsf7nQ— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 16, 2019