Skuadra kampione e Estonisë, Nome Kalju është para një sfide të vështirë të cilën nëse bazohemi në të kaluarën nuk kanë arritur ta tejkalojnë asnjëherë.
Vetëm 3 fitore në 16-të ndeshje si mysafirë në Kupat e Europës, prej të cilave asnjë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, Nomme Kalju asnjëherë nuk ka arritur të përmbysë negativën pas një disfate në terren të vet.
Shkëndija ishte favorite që në hedhje të shortit, ndërsa triumfi 0:1 në transfertë një javë më parë sheh “kuqezinjtë” në pozitë ideale për të kaluar në raundin e dytë.
Gjithsesi, në lojë janë 90-të minuta gjatë të cilëve gjithçka mund të ndodh, nga rradhët e Nomme Kalju paralajmërojnë se do të kërkojnë rastin e tyre, mirëpo “kuqezinjtë” janë tepër të përgatitur në të gjitha aspektet për të mos lejuar të ndodhë befasi.
Sfida i Shkëndija-Nomme Kalju zhvillohet sot në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në orën 17:00.