Feronikeli sonte u eliminua nga kampionët e Uellsit, Nju Seints në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, megjithatë skuadra kampione e Kosovës do të vazhdojë garat në Liga Europa, aty ku do të nis nga raundi i dytë eliminatorë, njofton “infOSport.mk”.
Të përzgjedhurit e trajnerit Zekirja Ramadani në këtë fazë do të përballeshin me skuadrën që do të eliminohej në mes Sutjeskës nga Mali i Zi dhe Sllovan Bratislavës nga Sllovakia.
Ndeshja e parë e zhvilluar në tokën sllovake ishte mbyllur me barazimin 1:1, ndërkohë se kush do të jetë edhe zyrtarisht kundërshtari i Feronikelit në raundin e dytë eliminatorë të Liga Europa, një gjë të tillë do të mësojmë nesërmbrëma diku pas orës 22:00.