Stenio Zhunior i bashkohet grupit

Shkëndija tashmë disa ditë po përgatitet për ndeshjen e dytë eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian kundër Nome Kalju, ndërsa prej dje bashkë me ekipin po stërvitet edhe braziliani, Stenio Zhunior, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit thuajse një muaj ka punuar në mënyrë individuale shkaku i lëndimit (thyerje të gishtit të këmbës).

Rikuperimi ka shkuar sipas planit, ndërsa stafi teknik në bashkëpunim me ekipin mjekësorë do të vendosin për kohën e duhur për aktivizimin e tij.

Zhunior me siguri se nuk do të jetë në kombinim për ndeshjen e së martës ndaj Nome Kalju, mirëpo i njëjti me siguri se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e raundit të dytë eliminatorë, ku me shumë gjasa Shkëndija do të përballet me gjigandët skocez të Selltikut.

Këta të fundit në ndeshjen e parë kishin mundur Sarajevën me rezultatin 3:1, ndërsa Shkëndija kishte shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Nome Kalju, ndaj së cilës shihet si favorit i madh edhe për ndeshjen e kthimit që në program është të martën (16 korrik).

Leave a Reply