FC Shkupi ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen e kthimit ndaj Pjunikut në kuadër të raundit të parë eliminatorë për Liga Europa. Pas rikthimit nga Armenia, skuadra nga Çairi kishte vetëm një ditë lirë, ndërsa nga sot rinisën me përgatitje për sfidën e kthimit që do ta luajnë të enjten.
Nga tabori i “bardhebluve” kanë njoftuar se Besar Iseni, Besir Ramadani dhe Enes Aziz do të mungojnë edhe në ndeshjen e dytë ndaj Pjunikut për shkak të lëndimeve.
Kujtojmë që ndeshja e parë ndërmjet Shkupit dhe Pjunikut e zhvilluar në Armeni u mbyll me barazim 3:3, ndërsa takimi i kthimit do të luhet të enjten në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:30.
Публикувахте от FC Shkupi в Неделя, 14 юли 2019 г.