Grizman zyrtarizohet te Barcelona, vendoset klauzolë marramendese

Barcelona më në fund ka bërë të vetin sulmuesin e përfaqësues së Francës, Antuan Grizmanin. Kampionët e Spanjës kanë zyrtarizuar sot marrëveshjen me francezin, me çka paraprakisht kanë paguar klauzolën prej 120 milionë eurove për blerjen e tij nga Atletiko Madridi.

Grizmani do të firmosë me Barcelonën kontratë për pesë sezonet e ardhshme, me çka do të lidhet me klubin katalanas deri më 30 qershor të vitit 2024, ndërsa klauzolë largimi do të ketë plot 800 milionë euro.

Kujtojmë që Grizman ishte shumë pranë Barcelonës edhe verën e kaluar, por angazhimi me Francën në Botërorin e Rusisë, bëri që të shtynte marrëveshjen me blaugranët dhe të qëndronte edhe një vit tjetër te Atletiko Madridi./shenja/

 

Leave a Reply