Dështoi me Italinë, por prezantohet te një klub i ri

Pas shkarkimit nga stoli i Italisë dhe një eksperience që zgjati vetëm pak javë në stolin e Chievos, Giampiero Ventura është prezantuar si trajner i Salernitanës në Serinë B, klub që është në pronësinë e presidentit të Lazios, Claudio Lotito.

Ish trajneri i Italisë, që dështoi të çojë “axurrët” në botërorin “Rusi 2018”, ka pranuar sfidën për t’u rinisur nga Salernitana, klub me të cilin do të kërkojë t’’i tregojë botës së futbollit se karriera e tij nuk mund të vendoset nga një dështim.

Firma me Salernitanën – Jam shumë i lumtur që jam këtu, sepse më në fund do të rikthehem të bëj atë që dua, të rri tërë kohës në fushë. E kam pasur gjithmonë këtë dëshirë dhe Salerno përfaqëson vendin ideal për t’u rinisur. Kujtoj që fitorja vjen si rezultat i punës së bërë dhe unë dua që të rikthej entuziazmin e kësaj tifozërie dhe të mbahem mend si trajneri që bëri krenarë futbollistët që veshën fanellën e Salernitanës.

Kombëtarja – Me Italinë mjaftuan dy humbje, për të hedhur poshtë një karrierë 36-vjeçare. Jam këtu për të treguar se karriera ime nuk vendoset nga një dështim dhe do t’ia dal. Ndoshta bëra gabim që e pranova propozimin e Italisë, por tani është Salernitana dhe jam i lumtur për mundësinë që më është dhënë.

 

Leave a Reply