Makedonija GJ.P kthehet duarbosh nga Armenia  (VIDEO)

Për dallim nga FC Shkupi që morri një barazim ndaj Pjunikut, skuadra e dytë përfaqësuese e Maqedonisë së Veriut në eliminatoret e Liga Europa, Makedonija GJ.P nga Armenia u kthye duarbosh, pasi humbi 3:1 ndaj Alashkert në ndeshjen eparë eliminatore të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Tankov vetëm pas 16 minutave lojë kaloi në epërsi skuadrën armene, që pjesën e parë e mbylli në favorin e saj, duke mos lejuar futbollistët e Makedonija GJ.P që të vijnë në shprehje.

Megjithatë në fillimin e pjesës së dytë “verdhekuqtë” nga Shkupi gjetën golin e barazimit me anë të ish sulmuesit të Prishtinës dhe FC Shkupit, Alen Jasharoski.

Ky i fundit në lojë u inkuadrua nga bankina, ndërsa kjo nuk i pengoi që në minutën e 52-të të barazojë shifrat në 1:1.

Megjithatë në minutën e 66-të serbi Danilo Sekuliç arriti që të shënojë golin edytë në rrjetën e Jovanovskit, duke kaluar sërish Alashkert në epërsi, ndërsa autogoli i brazilianit Bianor në minutën e 82-të, bëri që skuadra armene në fund të shënojë një fitore komode, që ju jep atyre rolin e favoritit edhe për ndeshjen e kthimit që në program është pas një javësh në Shkup.

 

Leave a Reply