Karan dhe Bajrami: Të kënaqur me lojën, shpresojmë kualifikimin në Shkup (VIDEO)

FC Shkupi arriti që të merr barazim të vlefshëm në ndeshjen e parë përballë Pjunikut të Armenisë, në një ndeshje dramatike që deri në fund kishte paqartësi në rezultat. Barazimi 3:3 nxjerr Shkupin favorit që të avansojë në raundin e dytë të këtij kompeticioni. Pas përballjes në konferencën për shtyp kanë folur trajneri i “bardhebluve” Umit Karan dhe autori i dy golave të sotshëm, kapiteni Muharem Bajrami. Të dy janë shprehur të kënaqur me lojën, duke shpresur që në ndeshjen e kthimit në Shkup të sigurojnë kualifikimin e mëtejshëm.

“Kam thënë që posedojë një skuadër të mirë, lojtar të mirë, por Pjuniku është një skuadër mjaftë e mirë dhe që luajnë një kohë të gjatë bashkë. Ne jemi ekip e re, morëm një penallti në minutat e para, por lojtarët e mi treguan karrakter dhe ndryshuan rezultatin në 1:2. Pastaj kishim mundësi që ta rrisim rezultatin në 1:4 ose 1:5, por kjo është ndeshja  Liga Europës, kur nuk shënon, e pëson. Gjithsesi unë jam i kënaqur me këtë rezultat, do ta shohim se çfarë do të ndodh në ndeshjen e ardhshme dhe iu bëj apel të gjithë tifozëve të klubit që të vijnë dhe të na japin përkrahje”, tha trajneri i Shkupit, Umit Karan.

“Sigurisht unë e ceka edhe para takimit, se ndeshjet e Europës dallohen dhe janë më të vështira në krahasim me ato të kampionatit. Sigurisht fillimi i ndeshjes ishte i keq për ne, ku në minutat e para pësuam gol nga penalltia dhe u kthyem në lojë, duke shënuar dy gola në pjesën e parë. Në pjesën e dytë arritëm që të shënojmë edhe golin e tretë, mirëpo pësuam dy gola në fund të ndeshjes, ku vërtet e tham se Pjuniku është një ekip mjaftë i mirë dhe jo rastësisht luan secilin vit në Europë. Jam i kënaqur nga të dy golat, kanë vlerë të dy golat, pasi janë në Liga Europa. Sigurisht gjithçka do të vendoset në Shkup pas 7 ditësh. Patjetër duhet të jemi të kënaqur nga rezultati dhe besojë që në Shkup do të tregojmë lojë më të mirë dhe të dalim si fitues”, tha kapiteni i Shkupit, Muharem Bajrami.

 

Leave a Reply