Golat nga përballja Pjunik – FC Shkupi 3:3 (VIDEO)

FC Shkupi edhe pse ishte shumë afër një fitoreje të madhe në transfertën në Armeni ndaj Pjunik, “pëllumbat” nga Çairi në fund u kthyen me një barazim 3:3, që ju hap rrugën atyre drejt kualifikimit për në raundin e dytë eliminatorë të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Gyumri” prodhoi një futboll shumë interesant me plotë 6 gola të shënuar, nga 3 në secilën pjesë.

Ishin vendasit ata që kaluan në epërsi vetëm pas 4 minutave lojë falë golit të shënuar nga Vardanjan, i cili doli të jetë i saktë nga penaltia, edhe pse shumë pak mungonte që portieri i ri i FC Shkupit, Tulio të ndalte këtë goditje të futbollistit vendas. FC Shkupi deri tek barazimi erdhi në minutën e 26-të, kur një goditje e Muharem Bajramit nga gjuatja e lirë përfundoi në rrjetën e Dragojeviç.

I njëjti u dorëzua edhe në minutën e 42-të përballë mbrojtësit Darko Ilieski, i cili me kokë shënoi një gol mjaft të bukur, që i dha epërsinë për herë të parë FC Shkupit në këtë ndeshje.

LINKU I GOLAVE

“Bardhekaltërit” nga Çairi në minutën e 60-të falë pakujdesisë së portierit Dragojeviç,  por edhe goditjes së fuqishme të Muharem Bajramit shënuan edhe golin e tretë, duke bërë që epërsia e tyre të jetë komode, mirëpo vetëm për 20 minuta, pasi në minutën e 80-të vendasit me anë të mbrojtësit Zhestokov zbutën epërsinë e FC Shkupit në 2:3, ndërkohë në minutën e 84-të një tjetër mbrojtës, Manuçarjan shënoi edhe golin e tretë, me të cilin u mbyll ky takim.

Ndeshja e kthimit midis FC Shkupit dhe Pjunikut në arenën “Todor Proeski” në Shkup, në program është me datë 18 korrik me fillim në ora 20:30.

Rikujtojmë skuadra fituese nga ky dyluftim në raundin e dytë do të përballet me skuadrën e Jabllonec nga Republika Çeke.

Leave a Reply