Taulant Seferi në sezonin e ri futbollistik do të luaj te skuadra e Ksamaksit në elitën e futbollit zviceran, njofton “infOSport.mk”.
Futbollisti kumanovar që mbronte edhe ngjyrat e Kombëtares shpresa të Shqipërisë te kjo skuadër do të luaj në formë huazimi nga rradhët e skuadrës kampione të Jang Bojs, drejtuesit e së cilës skuadër vendosën që ta huazojnë atë sërish, njëjtë sikurse edhe vitin e kaluar, kur shkëlqeu me fanellën e Vintertur.
Pikërisht talenti dhe paraqitjet e Seferit sezonin e kaluar me Vinterturin po bëjnë që Jang Bojsi të mos heq dorë nga ky talent, i cili me kampionët e Zvicrës ka një kontratë deri verën e vitit 2022.
Seferi me fanellën e Vinterurit edicionin që lamë pas në “Challenge League” (liga edytë e Zvicrës) regjistroi gjithsej 35 paraqitje dhe 11 gola, 10 prej të cilëve kishte shënuar në 32 ndeshje kampionale.