Vardari ka mundur 2:1 Rabotniçkin në miqësoren e zhvilluar sot në lagjen Hipodrom, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo ndeshja e parë për nënkampionët e vendit, të cilët deri tek fitorja erdhën me përmbysje.
Ndryshe “romantikët” falë golit të shënuar nga Marko Klisura kaluan në epërsi, ndërsa për fitoren e Vardarit u përkujdesën, talenti shqiptarë Xhemal Ibishi dhe mesfushori ofenziv, Daniel Avramovski, i cili shënoi nga pika e bardhë.
Për Vardarin ishte kjo ndeshja e parë në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, teksa për Rabotniçkin ndeshja e dytë, pas asaj ndaj Borecit, në të cilën ndeshje “romantikët” kishin pësuar disfatë me rezultatin 0:5.