Renova ka vazhduar me përforcimin e skuadrës në prag të sezonit të ri futbollistik, njofton “infOSport.mk”. Emri më i ri në rradhët e “gjipspunuesve” është Armend Aliu, i cili te skuadra tetovare vjen nga rradhët e skuadrës kosovare të Ferizajit.
Ndryshe bëhet fjalë për një mesfushorë, i cili në të kaluarën kishte luajtur edhe me Vëllazërimin e Kërçovës, ndërsa me Renovën ka nënshkruar kontratë një vjeçare.
Aliu në këtë mënyrë bëhet futbollisti i 9-të që i bashkohet Renovës në këtë afat kalimtarë, pas Ilirid Ademit, Lavdrim Skenderit, Remzifaik Selmanit, Altin Sefos, Meriton Saliut, Alban Taipit, Fisnik Zukës dhe portierit Valon Neziri.