Pelisteri përgatitjet për sezonin e ri i ka nisur me 3 emra të rinj. Nën drejtimin e trajnerit Darko Krsteski “Të gjelbrit” nga Manastiri prej sot edhe zyrtarisht “ndezën motorët”, me shpresë se këtë vit në Ligën e Dytë – Perëndim do të luajnë një rol të rëndësishëm, dhe se do i’a arrijnë qëllimit që të ngjiten në mesin e më të mirëve, njofton “infOSport.mk”.
Për këtë qëllim drejtuesit e skuadrës kanë vendosur që të rifreskojnë rradhët e tyre me emra cilësorë, duke rikthyer në skuadër sulmuesin Borçe Manevski, Mirko Simjanoskin dhe Miroslav Jovanovskin.
Manevski vjen nga rradhët e skuadrës së Ballkanit nga Superliga e Kosovës, Simjanoski erdhi nga rradhët e Vardar Negotinës, teksa mesfushori Jovanovski nga ekipi i Labunishtës.
Siç njoftojnë nga klubi i Pelisterit, ditëve në vijim priten edhe disa emra të rinj, të cilët shumë shpejtë do të vihen në shërbim të trajnerit Krsteski, me qëllim që ky i fundit të ketë më shumë kohë për të punuar dhe për të konsoliduar skuadrën për sezonin e ri futbollistik 2019/2020, që starton me 24 gusht.