Feronikeli ka arritur një barazim të madh 2:2 në udhëtim ndaj TNS në Uells. Edhe pse të përzgjedhurit e trajnerit shkupjan, Zekirja Ramadani ishin në disavantazh prej dy golave deri në minutën e 89-të, ata në fund i’a arritën qëllimit që nga Uellsi të kthehen me një barazim të madh, njofton “infOSport.mk”.
Të gjithë 4 golat në këtë ndeshje u realizuan gjatë pjesës së dytë, me TNS që avansoi në minutën e 49-të me anë të Draper, që shënoi nga pika e bardhë.
Ky gol ishte valid deri në minutën e 77-të, kur pas një gabimi të portierit të Feronikelit, Eduards, shënoi në rrjetën e zbrazët.
Dhe kur të gjithë menduan se Feronikeli nga kjo transfertë do të rikthehet me një disfatë të rëndë, futbollistët nga Drenasi u zgjuan nga gjumi dhe vetëm brenda 3-4 minutave shënuan dy gola në rrjetën e vendasve.
Mevlan Zeka në minutën e 89-të shënoi për 2:1, teksa Astrit Fazliu nga penaltia në minutën e 93-të barazoi shifrat në 2:2.
Ndeshja e kthimit midis Feronikelit dhe TNS në Prishtinë zhvillohet një javë më pas.