Stefan El Sharavi ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë larg Italisë, duke pranuar ofertën e kinezëve të Shangaj Shenhua. Lajmin për transferimin e tij mëngjesin e sotëm e konfirmuan edhe nga klubi kinez përmes faqes së tyre zyrtare.
El Sharavi, sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, me Shangaj Shenhua ka firmosur kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë plotë 40 milion euro.
Ndryshe shuma e transferimit të tij te kjo skuadër kap shifrën e 18 milion eurove, përfshirë këtu edhe bonuse shtesë.
Sezonin e fundit El Sharavi me fanellën e Romës regjistroi 33 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar edhe 11 gola dhe 7 asistime.