Fisnik Zuka njëjtë sikurse Bashkim Veliu ka vendosur që të vazhdojë bashkëpunimin me Renovën edhe për një vit tjetër, njofton “infOSport.mk”.
Në këtë mënyrë drejtuesit e Renovës zgjodhën problemin e mbrojtësit të krahut të majtë, duke arritur për të bindur shkupjanin Zuka, i cili fillimisht nuk kishte arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me drejtuesit e skuadrës tetovare, menjëherë pas përfundimit të kontratës.
LEXO GJITHASHTU: Drejtuesit e Renovës nuk ndalen, gati edhe 2-3 përforcime të reja
Zuka te Renova luajti për një sezon të plotë, duke regjistruar 30 paraqitje. Ai te skuadra nga Xhepçishti erdhi nga rradhët e Flamurtarit, ndërsa gjatë karrierës së tij ishte edhe pjesë e FC Shkupit, aty ku edhe e kishte nisur karrierën prej futbollisti.