Brazili nuk lejon surpriza dhe për herë të 5-të triumfon në tokën e saj

Kombëtarja e Brazilit për të 9-të herë u shpall kampion i Amerikës Jugore, teksa kjo ishte hera e 5-të që një gjë të tillë e bënë në tokën e saj, njofton “infOSport.mk”.

Kjo u bë realitet pasi të dielën në mbrëmje Brazili mundi Perunë me rezultatin 3:1 në ndeshjen e zhvilluar në “Marakana”.

Autorë të golave për “kariokët” ishin Everton (15′), Gabriel Zhesus (45+3′) dhe Riçarlson, cili shënoi nga penaltia në minutën e fundit të takimit, ndërsa golin e vetëm për Perunë, po nga penaltia e realizoi Paolo Guereoro (44′).

Brazili në këtë mënyrë i afrohet në vetëm 5 tituj Argjentinës, që mban vendin e dytë kur janë në pyetje titujt e fituar në kuadër të “Copa America”, ndërkohë në vendin e parë qëndron Uruguai, që ka plotë 15 tituj. Në anën tjetër Peru-ja ka vetëm dy tituj në kuadër të këtij kompeticioni, po aq sa kanë edhe Kili dhe Paraguai.

 

Leave a Reply