Atletiko Madrid sot ka prezantuar blerjën më të madhe në historin e vet. Talenti portugez, Zhao Feliks është prezantuar sot nga radhët e klubit madrilen, transferimi i të cilët ka kushtuar plot 127 milionë euro.
“Zgjodha Atletiko Madridin sepse bëri gjithçka për transferimin tim këtu dhe bëri ofertën më të mirë për të gjithë, klubin tim dhe mua personalisht. Shpresoj të bëhem yll me këtë ekip dhe jam shumë i lumtur, sepse jam në një ndër klubet më të mirë në planet”, ka thënë Feliks pas prezantimit.
Transferimin e 19 vjeçarit e ndërmjetësoi menaxheri i famshëm Horge Mendesh, ndërsa Feliks te Atletiko do të bartë fanellën me numër 7.