Renova gjatë ditës së sotme përveç portierit Valon Neziri, ka prezantuar edhe dy futbollistë, për të cilët “infOSport.mk” ju njoftoi që gjatë ditës së djeshme.
Fjala është për sulmuesin Remzifaik Selmanin, i cili në këtë mënyrë rikthehet në folenë e vjetër, dhe talentin e FC Shkupit, Altin Sefo.
LEXO GJITHASHTU: Renova nënshkruan me talentin e FC Shkupit
Ky i fundit me skuadrën nga Xhepçishti ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, duke i dhënë fund qëndrimit të tij te skuadra nga Çairi dhe huazimeve te Vëllazërimi i Kërçovës, pjesë e së cilës ishte edhe 6 muajt e fundit.
Sa i përket Selmanit, sulmuesi tetovar rikthehet sërish te Renova, nga e cila skuadër verën e vitit 2017-të ishte transferuar te hungarezët e Ujpesht.
LEXO GJITHASHTU: Renova godet fuqishëm në merkato, nesër prezanton futbollistin e Shkëndijës
Te kjo skuadër qëndroi për një vit të plotë, për tu rikthyer sërish në Tetovë, mirëpo kësaj rradhe duke veshur fanellën e Shkëndijës, me të cilën skuadër luajti në eliminatoret e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve, mirëpo pasi nuk arriti që të zë një vend titullari në stinorin vjeshtorë të edicionit të kaluar, ai në pranverë u huazua te skuadra e Llapit në Superligën e Kosovës, transmeton “infOSport.mk”.
Kontrata e 22-vjeçarit Selmani me Shkëndijën ishte deri verën e vitit 2021, mirëpo e njëjta u prish me pëlqim me dyanshëm, ndërsa pasi morri dokumentet e duhura në dorë, ish reprezentuesi i shpresave të Maqedonisë vendosi që të nënshkruajë kontratë një vjeçare me Renovën.