Prishtina gjatë ditës së sotme ka prezantuar ish portierin e Renovës, Eglant Haxho, që së fundmi ishte pjesë e Llapit, njofton “infOSport.mk”.
Kësisoj portieri 30-vjeçar nga Tirana vazhdon të jetë pjesë e Superligës së Kosovës, mirëpo tashmë duke qenë pjesë e skuadrës më të trofeshme kosovare që pas kohës së luftës.
Siç na e konfirmoi vetë Haxho, me Prishtinën ka firmosur kontratë një vjeçare, duke qenë i lumtur që do jetë pjesë e skuadrës nga kryeqendra kosovare.
I dalë nga Shkolla e futbollit Partizani nga Tirana, Haxho gjatë karrierës së tij përveç me Llapin dhe Renovën, ka mbrojtur edhe për Apoloninë e Fierit, Kamzën, Tomorin, Teutën, Bylysin, Kukësin dhe Tërbunin.
Ai me Llapin regjistroi17 paraqitje, duke pranuar 11 gola, ndërsa vlen të theksohet se në plotë 8 ndeshje nuk kishte pranuar gol.