Boksieri nga Kosova, Petrit Mazrekaj, i cili e përfaqëson Austrinë, në muajin e ardhshëm pritet që të përballet me boksierin nga Serbia, Veljko Razhnatoviç, ndryshe djali i kriminelit serb Zhelko Razhnjatoviq – Arkan, dhe i këngëtares serbe Ceca Razhnjatoviç, përcjell Zëri.info.
Në një intervistë të gjatë në televizionin publik të Kosovës (RTK), 27-vjeçari nga Deçani ka deklaruar se për këtë meç do të përgatitet fuqishëm.
“Trajnerët më kanë këshilluar që ta dëgjojë Beethovenin dhe Mozartin. Kjo bëhet në mënyrë që të relaksohem sa më shumë. Është program. Unë u kam thënë se dua që të dëgjojë këngë shqipe me çifteli”, – ka thënë me shaka Petrit Mazrekaj.
Dueli në fjalë ka nisur të nxehet që para kohe me deklarata e provokime sidomos nga ana e serbit.
Velko Razhnjatoviç ka kërkuar që meçi të zhvillohet në Beograd, mirëpo një gjë të tillë nuk ka pranuar menaxhmenti i boksierit kosovar, që ka kërkuar që i njëjti të zhvillohet në teren neutral. Si opcion për këtë meç është propozuar edhe Republika Serbe e Bosnjës.
Mazrekaj në 17 meçe në boksin profesionist, tre prej tyre i ka zhvilluar me boksierë nga Serbia, edhe atë midis Beogradit, ku edhe ka dalë fitues.
Ai ka marrë përkrahje të madhe edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shumë politikanë të tjerë kosovarë.
Përballja e shumë pritur mes Mazrekajt dhe boksierit nga Serbia do të zhvillohet më 31 gusht.
Burime të Zëri.info bëjnë me dije se përballja në fjalë do të transmetohet në televizionin publik shtetëror, RTK.